Rashica rikthehet në formacion, s’ka luajtur për ‘Dardanët’ që një kohë të gjatë

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes ka zbuluar formacionin zyrtar për ndeshjen ndaj Lituanisë.
Në këtë formacion bën pjesë ylli i Ëerder Bremenit, Milot Rashica, shkruan IndeksOnline

Rashica s’kishte luajtur për Kosovën që nga muaji shtator i vitit 2020.
Ndeshja e fundit e Rashicës ishte më 3 shtator ndaj Moldavisë. Në atë takim, ylli kosovar luajti 74 minuta.
Takimi nis nga ora 20:45 dhe luhet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ – Prishtinë./IndeksOnline/