23:46 / E Hënë, 06 Prill 2020

Rashica rikthehet në stërvitje, por kjo gjë do t’i ndalohet

Nga e marta edhe Werder Bremeni do të zbresë në fushën stërvitore, ndërsa lojtarët mund të stërviten por me grupe që nuk kalojnë 4 persona.

Të gjithë lojtarët, përfshirë këtu edhe Milot Rashicën, duhet të jenë të kujdesshëm që të ruajnë në çdo rast distancën minimale prej 1.5 metrash nga njëri-tjetri.

Mirëpo një nga rregullat më të veçanta është ajo e “selfieve”. Zakonisht, pranë dyerve të klubit ka çdo ditë me dhjetëra tifozë që duan të kenë një foto kujtim me lojtarët e tyre të preferuar.

Tani, nëse klubi sheh të tillë, duhet t’i raportojë në polici që kjo e fundit t’i largojë dhe lojtarët e kanë të ndaluar që të ndalen me tifozët në një zonë me rreze 500 metra nga qendra sportive.