Rashica rikthehet te Werderi, stërvitet individualisht

Milot Rashica është bashkuar me grupin e lojtarëve të Werder Bremenit në stërvitjen e parë pas ndeshjeve të Ligës së Kombeve.
Ylli kosovar është stërvitur individualisht dhe nuk është përfshirë në stërvitjet ekipore, shkruan Indeksonline.
Ai pësoi një lëndim në ndeshjen ndaj Moldavisë, që e detyroi trajnerin ta largonte në pjesën e dytë.
Por, fatmirësisht nuk ka qenë lëndim serioz dhe lojtari do të kthehet shumë shpejt në gjendje të mëparshme.
Me gjithë interesimin e madh nga klubet evropiane, Rashica duket se do të mbetet në Werder të paktën edhe një sezon pasi që nuk ka pasur ndonjë ofertë që i ka kënaqur drejtuesit e klubit. /IndeksOnline/
Rauf auf den Platz, ran die Arbeit! ⚽️??
— SV Werder Bremen (@werderbremen) September 9, 2020
Während Jiri #Pavlenka wieder dabei ist, muss @manuel_mbom krank aussetzen. Milot #Rashica und Oscar #Schönfelder trainieren individuell.#Werder pic.twitter.com/XDOruUnVR9