75 Mall Live Search
21:32 / E Shtunë, 10 Gusht 2019 / indeksADMonline

Rashica shënon për Werder Bremen

Werder Bremen është  duke e zhvilluar ndeshjen e raundit të parë të kupës së Gjermanisë ndaj ekipit Atlas Delmenhorst.

Werderi qysh në pjesën e parë ka epërsinë prej 1:4, ku njërin prej tyre e ka shënuar edhe Milot Rashica.

Yuya Osako zhbllokoi rezultatin në minutën e 10-të, për ta dyfishuar pas 9-minutave Niklas Moisander. Ekipi vendas arriti të shënojë në minutën e 30-të për rezultatin 1:2, ndërsa Rashica në 37-tën dhe Davy Klaassen në të 40-tën shënuan për rezultatin 1:4./Indeksonline/