21:12 / E Martë, 30 Maj 2023 / C E

Rashica shpallet kampion i Turqisë me Galatasarayn

Galatasaray është shpallur kampion i Superligës turke në futboll.

Këtë sukses, klubi nga Stambolli e arriti pasi në javën e parafundit mposhti Ankaragucu me rezultat 1-4.

Për Galatën realizuan dy gola, Icardi dhe nga një Yilmaz dhe Oliveira.

Te goli i parë i sulmuesit argjentinas asistoi Milot Rashica.

Galatasaray siguron vendin e parë një javë para fundit me 82 pikë, pesë më shumë se Fenerbahce. Dy kryesuesit e Superligës turke luajnë në mes vete në javën e fundit. /IndeksOnline/