Rashica shumë afër ta kap “Championsin”
Milot Rashica është bërë njëri nga futbollistët më të mirë në Bundesligë gjatë sezonit pranveror.
Ylli i Kosovës, përveç golit të shënuar në ndeshjen e fundit dhuroi një asist të bukur që ndoshta më lehtë mund ta realizonte vet në gol, shkruan Indeksonline.
Werder Bremen i Rashicës tashmë është në vendin e gjashtë në tabelë, vend ky që dërgon në Europa League.
Por ata janë vetëm shtatë pikë larg vendit të katërt për të zënë një vend në grupet e Ligës së Kampionëve.
Në xhiron e ardhshme, Rashica do të udhëtoj për tu ndeshur me Borusia Monchengladbach. /IndeksOnline/