75 Mall Live Search
21:04 / E Mërkurë, 29 Maj 2019 / indeksADMonline

Rashica tregon anën e tij humane, dhuron iftar për 310 persona

Ylli i Kosovës, Milot Rashica, ka treguar anën e tij humane edhe sot teksa ka dhuruar iftar për 310 persona në nevojë.

Përpos kësaj, futbollisti i Werder Bremen-it nuk ka hezituar edhe që ta shtrojë iftarin bashkë me shumë njerëz të tjerë të vullnetit të mirë, shkruan Indeksonline.

Duhet përkujtuar që Rashica po qëndron në Kosovë për dy ndeshjet kualifikuese të qershorit. Madje ai bashkë me lojtarët e tjerë sot janë stërvitur në stadiumin ‘Fadil Vokrri’./Indeksonline/