75 Mall Live Search
18:47 / E Martë, 19 Mars 2019 / indeksADMonline

Rashica tregon pozitën në të cilën preferon të luaj

Milot Rashica po kalon një formë të jashtëzakonshme në Bundesligë me Werder Bremen ku që nga janari ka arritur të realizoj shtatë gola.

Futbollisti nga Vushtrria në një konferencë për shtyp pas stërvitjes me Kombëtaren është pyetur se në cilën pozitë do të luaj kundër Danimarkës dhe Bullgarisë, shkruan Indeksonline.

“Deri sot s’kemi biseduar se në cilën pozitë do të luaj, por unë jam i gatshëm për me dhënë maksimumin pavarësisht pozitës. Dallon edhe taktika e lojës në Bundesligë dhe kjo me Kombëtaren, por unë kam me u mundu me u përshtat dhe me dhënë më të mirën kudo që më caktohet”, ka thënë Milot Rashica.

“Pjesa ofenzive është pak a shumë si e njëjtë por për momentin është duke më ecur mirë atje dhe shumicën e ndeshjeve kam luajtur si qendërsulmues, por jam i kënaqur edhe me tjerat pozita”, përfundoi ylli i Kosovës dhe Werder Bremenit. /IndeksOnline/