75 Mall Live Search
16:05 / E Premte, 06 Shtator 2019 / indeksADMonline

Rashica vjen në stadiumin “Fadil Vokrri” për t’i përkrahur shokët e skuadrës

Ylli kosovar, Milot Rashica ka ardhur në kryeqytetin e Kosovës për t’i përkrahur bashkëlojtarët e tij, para ndeshjes që do ta zhvillojë kombëtarja jonë nesër kundër Çekisë.

Në foton e publikuar nga Miloti shihet se po i shikon me vëmendje shokët e skuadrës duke u stërvitur, e në pamundësi ta ndajë fushën me ta në stërvitje dhe në ndeshje futbollisti i Werder Bremenit nuk po heziton të ofrojë përkrahjen e tij, për shokët e skuadrës, shkruan Indeksonline.

Po ashtu lojtarët e Kosovës disa ditë radhazi janë duke u stërvitur në kohën e njëjtë në të cilën do ta zhvillojnë ndeshjen e tyre në kuadër të kualifikimeve Euro2020.

Ndeshja në mes Kosovës dhe Çekisë do të zhvillohet nesër nga ora 15:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë./Indeksonline/.