Rashica zbulon ‘golin’ më të rëndësishëm që ka shënuar

Milot Rashica sikurse shumë futbollistë të tjerë anë e mbanë botës po vazhdon të qëndrojë i karantinuar së bashku me familjen e tij për shkak të ‘koronavirusit.
Ylli i Përfaqësueses së Kosovës është treguar më aktiv se asnjëherë më parë në rrjetet sociale, derisa ka gjetur kohë edhe t’u përgjigjet pyetjeve të tifozëve.
I pyetur se cili është goli më i rëndësishëm që ka shënuar, Rashica gjeti një përgjigje mjaft speciale.
Ai ka postuar një foto me gruan e tij, Belkiz Kera.
