Rashica, Zeneli, Kryeziu të lënduar…tani edhe Kololli pritet t’i mungoj Kosovës
Kosova do të jetë jashtzakonisht e hendikepuar për ndeshjet e shtatorit kundër Çekisë dhe Anglisë.
Tashmë është e sigurtë që edhe Milot Rashica nuk do të luaj për shkak të lëndimit, e për të njejtën arsye do të mungojnë Arbër Zeneli e Hekuran Kryeziu.
Indeksonline mëson nga burimet e saj që edhe Benjamin Kololli nuk është i gatshëm ende dhe sipas të gjitha gjasave do të mungoj në grumbullimin e ardhshëm.
Pra, trajneri Bernard Challandes është i detyruar që në dy ndeshjet e ardhshme të bëj shumë ndryshime në formacion dhe t’i jap hapësirë futbollistëve të rinjë si Ibrahim Dresheviq e Florent Muslija. /Indeksonline/