Rashica ‘zgjohet nga gjumi’, asistues në golin e dytë të Werderit

Më në fund Milot Rashica ka treguar që është ende në formë, pasi që asistoi në golin e dytë të sotëm për Werderin të cilin e shënoi Klaassen.
Werderi është duke luajtur kundër Hertha Berlinit e ku skuadra e Rashicës arriti të shënoj dy herë brenda 6’ minutave ndërsa futbollisti kosovar ishte protagonist në golin e dytë.
Për Milotin ky ishte asistimi i parë në Bundesligë për vitin 2020 por nuk ka arritur të shënoj gol këtë vit në ligën gjermane./IndeksOnline/.