75 Mall Live Search
13:54 / E Diele, 09 Mars 2025 / Gj. Sh

Rashiq akuzon Vuçiqin për shfrytëzimin e serbëve të Kosovës për interesat e tyre

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka akuzuar qeverinë serbe për shfrytëzimin e serbëve të Kosovës për interesat e tyre personale.

Rashiq ka përmendur edhe protestat në Serbi, duke shtuar se ato janë një pasqyrim i revoltës jashtëzakonisht të madhe që ndjejnë qytetarët.

Ndryshe, kryeministri Kurti theksoi se Kosova nuk do të lejojë më që zgjedhjet të manipulohen nga Beogradi dhe se institucionet e vendit do të vazhdojnë të punojnë për të garantuar zgjedhje të lira dhe demokratike për të gjithë qytetarët.