Rashiq: Duket se prapë do të kemi një skenar të njëjtë

Deputeti nga radhët e komunitetit serb në Kuvendin e Kosovës, Nenad Rashiq tha se nuk pret ndonjë ndryshim në seancën e sotme për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
“Fatkeqësisht nuk pres ndonjë vendim sepse deri në këtë moment nuk kemi pasur ndonjë bisedim. Po duket se prapë do të kemi një skenar të njëjtë, që kemi pasur deri tani”, tha ai.