75 Mall Live Search
11:14 / E Premte, 18 Gusht 2023 / LB

Rashiq fton në zyre policët serb që u dorëhoqën në veri: Ejani të fitojmë mbi frikën

Ditën e djeshme disa policë të rinj dhanë dorëheqjen në vendet e tyre të punës, pak kohë pasi kishin filluar punën. Pas këtij vendimi, ka reaguar ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.

Ministri ka shkruar një letër për policët e dorëhequr duke i ftuar ata në institucionin që udhëheqë dhe duke i inkurajuar për të fituar ndaj frikës.

“Të nderuar bashkëqytetarë të mi, pjesëtarë të rinj të Policisë së Kosovës,
Nga përvoja ime personale, e di shumë mirë se çfarë po kaloni ju dhe familjet tuaja. Një brigadë mercenarësh të pashpirt na ndjek me detyrën për të vjedhur planet dhe ëndrrat tona, për të shkatërruar familjet dhe jetën tonë, për të thithur gjakun dhe vullnetin tonë për të jetuar derisa të bëhemi zombie që enden pa qëllim nëpër vatrat tona për të cilat kemi qenë gjithmonë krenarë. Mund të mos ju njoh personalisht, por më besoni e njoh mirë metodologjinë mizore të punës së tyre dhe e di se sa e vështirë është të qëndrosh i ndërgjegjshëm dhe I moralshëm në kushtet jo normale dhe jo morale që na imponohen me dhunë. Fatkeqësisht, lufta do të vazhdojë, por mbani mend një thënie: “Kam mësuar se guximi nuk është mungesa e frikës, por fitorja mbi të”. Nuk është njeri trim ai që nuk ndjen frikë, por ai që ngadhënjen mbi atë frikë” (Nelson Mandela).
Megjithatë, ne kemi njëri-tjetrin. Shpirti jonë i famshëm liridashës gjithmonë ka fituar në historikun e Serbëve edhe kur ndonjëherë dukej shumë e vështirë dhe e pashpresë. Brezat tuaj kanë një barrë të rëndë përgjegjësie në vendosjen dhe forcimin e vlerave njerëzore e morale dhe të çdo gjëje që është dinjitoze dhe fisnike e që ju kanë mësuar prindërit e juaj, unë e di që ju do ta fitoni edhe këtë luftë.
Nga sot, dua t’ju premtoj se do të jem me ju me të gjithë kapacitetin tim personal dhe institucional. Dera ime do të jetë e hapur për të gjithë ju. Unë personalisht, si dhe Ministria për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, vihemi në dispozicionin tuaj, për të ju ndihmuar në çdo mënyrë të mundshme që të ngadhënjejmë mbi frikën, sfidat, e dyshimet tona” shkruan Rashiq./Indeksonline/