Rashiq i del kundër Sveçlës: Policia ka mundur të reagonte ndryshe me maturantët në veri

Politikani serb, Nenad Rashiq, i ka dalë kundër ministrit Xhelal Sveçla lidhur me incidentin e ndodhur në veri të Kosovës me disa të rinj maturantë.
Për emisionin Kosova Today në Klan Kosova, Rashiq tha se është i lumtur që Policia e Kosovës e ka parandaluar ndonjë eskalim të ndonjë situate, por nga ana tjetër sipas tij, secili duhet të ketë përgjegjësi për veprimet që bën.
“Ata janë maturantë, si maturante tinejgjerë dhe e kanë bërë një veprim normal sikur në çdo komunë dhe shkollë që kalojnë dhe nuk shoh asnjë problem aty. E nga ana tjetër, ai incident i vogël ka ndodhur në një mënyrë policët kanë mundur të reagonin pak më ndryshe. Gabimi është ndoshta te kontakti fizik që nuk do të duhej të ishte, sepse nuk ka nevojë të krijohet një përshtypje që policia reagon në mënyrë të vrazhdë fizike”, deklaroi Rashiq.
Ai po ashtu mohoi dyshimet se ngjarja ishte e inskenuar nga Beogradi./Indeksonline/