Rashiq pas zgjedhjes nënkryetar: Shpresoj që do të jetë një fillim për formimin e institucioneve të reja

Nenad Rashiq është zgjedhur nënkryeytar i Kuvendit të Kosovës nga komuniteti serb.
Rashiq u zgjodh me 71 vota për, 9 kundër dhe 24 abstenime. Përveç Vetëvendosjes pro Rashiqit ka votuar dhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Ndërkaq AAK dhe PDK kanë abstenuar.
E pas zgjedhjes nënkryetar Rashiq tha se shpreson që ky do të jetë një fillim për formimin e institucioneve.
“Jam falenerues ndaj të gjithë atyre që votuan. Shpresoj që ky do të jetë fillim për formimin e institucioneve të reja të cilat po na nevojiten sa më shpejtë“, tha Rashiq./Indeksonline/