Rashiq: Sot s’pritet diçka spektakolare, shpresoj se mund të ketë zgjidhje deri në fundjavë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nenad Rashiq, ka thënë se sipas informacioneve që ka nuk pritet as sot që të ketë ndonjë zgjidhje të bllokadës politike.
Ai ka thënë se s’pritet asgjë spektakolare dhe thotë se pret që Gjykata Kushtetuese të tregojë se çka e si duhet të veprohet tutje, nëse aprovohet masa pezulluese e afatit 30-ditor.
“Pritjet janë si deri tani. Sa e di unë, s’presim asgjë spektaktulare, apo që të zgjidhet problemi”, ka thënë ai.
Megjithatë Rashiq ka thënë se shpreson që të ketë një zgjidhje deri në fund të javës.