13:32 / E Martë, 29 Tetor 2019 / indeksADMonline

Qalaj në SHBA, merr pjesë në një ceremoni ku flet presidenti Trump

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Rashit QALAJ, është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një vizitë zyrtare, ku po merr pjesë në konferencën e IACP-së (International Association of Chiefs of Police – Shoqata Ndërkombëtare e Shefave të Policisë).

Konferenca e cila po mbahet në Chicago (26-29 tetor IACP 2019), ku pjesëmarrës janë një numër i madh i nivelit të lartë të shefave të policisë nga vende të ndryshme bote, me një fjalë rasti të pranishmëve u është drejtuar presidenti i SHBA-së, z. Donald Trump.

Image may contain: 8 people, people smiling, people standing

Kjo konferencë e karakterit ndërkombëtar të pranishmëve u mundëson shkëmbimin e përvojave policore, trajtimin e problemeve dhe fenomeneve nga fusha e rendit dhe e sigurisë, si edhe njohjen me teknologjitë më të reja të cilat aplikohen në fushën e sigurisë, për shërbime më të mira ndaj të gjitha komuniteteve.

Gjatë qëndrimit në SHBA, drejtori Qalaj realizoi disa takime të rëndësishme, përfshirë takimin me shefin e INL- Department of State, Bureau of International Narcotics and Law Enforcement Affairs, Principal Deputy Assistant Secretary James A. Walsh, si dhe takim me ushtruesin e detyrës së drejtorit të ICITAP-it z. Greg Ducot.

Drejtori Qalaj përveç tjerash gjatë pjesëmarrjes në këtë konferencë si dhe gjatë realizimit të takimeve rëndësi të veçantë i ka kushtuar çështjes së bashkëpunimit policor ndërkombëtar, luftës kundër terrorizmit dhe radikalizmit të dhunshëm, krimit të organizuar transnacional si dhe llojeve të tjera të krimit.

Image may contain: 1 person, standing

Kjo konferencë e karakterit policor është një nga konferencat më të mëdha të mbajtura çdo vit në SHBA, ku Policia e Kosovës është mbështetur dhe është përkrahur nga ICITAP-i amerikan, të cilët janë bashkëpjesëmarrës.

Image may contain: 12 people, people smiling
Image may contain: 5 people, people smiling, people standing
Image may contain: 3 people, people smiling, people standing