75 Mall Live Search
15:25 / E Martë, 10 Mars 2020 / indeksADMonline

Shkarkime dhe emërime në Policinë e Pejës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, dje ka marr vendim që ta shkarkojë nga pozita disa udhëheqës të policisë në Rajonin e Pejës.

Në mesin e tyre është edhe Komandanti i Trafikut Rajonal të Pejës, Arben Visoqi.

IndeksOnline ka kontaktuar përmes telefonit edhe me zëdhënësin e Policisë Rajonale të Pejës, Fadil Gashin, i cili ka konfirmuar se nga sot kapiten Teki Syla është emëruar Komandant i Trafikut në Pejë.

Ai nuk ka treguar arsyet e ndërrimit të komandës, mirëpo e vërteta është që Visoqi më nuk është në pozitën të cilën e ka mbajtur deri më tani./IndeksOnline/