75 Mall Live Search
14:50 / E Martë, 09 Qershor 2020 / indeksADMonline

Rashkaj kujton takimin e parë me Vokrrin kur ishte vetëm 19-vjeçar

Sot janë bërë dy vjet nga vdekja e legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri.

Shumë personalitete e kanë kujtuar Vokrrin në rrjetet sociale përmes fotografive dhe shkrimeve të ndryshme.

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Anel Rashkaj, në një prononcim për Indeksonlinen ka kujtuar takimin e parë me Fadil Vokrrin.

“Momenti i parë që jam takuar me Fadil Vokrrin ka qenë më 2008 ne Zvicër pas grumbullimit tim të parë me Kombëtaren e Kosovës në një restorant ku kemi biseduar pak dhe jemi njohur aty”, u shpreh ai fillimisht.

Unë e kujtoj si një punëtor të madh që ka kontribuar shumë për futbollin e Kosovës në situata shumë të vështira, shtoi Rashkaj.

Ai tha se ishte vetëm 19 vjeç kur u takua për herë të parë me Fadil Vokrrin.

Atë që e kujtoj që nga takimi im i parë me të në Zvicër. Unë isha 19 vjeç dhe ishte nder për një djalë të ri të ulesha me Vokrrin atë ditë dhe të bisedonim rreth karrierës sime dhe rreth Kombëtares’, përfundoi Rashkaj./Indeksonline/