08:03 / E Martë, 31 Janar 2023 / AR

Rashkaj si kapiten i Kosovës: Ishte ndjenjë e papërshkrueshme

Ish-kapiteni i Kosvoës, Anel Rashkaj, ka folur në lidhje me pensionim e tij dhe hapat e ardhshëm në jetë.

Rashkaj, ka thënë se ka qenë një vendim i rëndë për të që ta lë futbollin, por që ishte i detyruar për shkak të një lëndimi që e shqetësonte, njofton Klankosova.tv.

“Shumë e vështirë, sepse duke parasysh një kohë të gjatë dhe shumë kohë, pastaj 16 vite në nivelin profesional por edhe në vitet e juniorëve, vendimi ka qenë i vështirë, shkaku i një lëndimi që kam në gjurin e majtë, që kam pasur lëndime vazhdimisht në katër vitet e fundit. Kam vendosur ta marrë vendim që ta mos ta rrezikojë jetën time në të ardhmen”, ka thënë Rashkaj, në Sports Show në Klan Kosova.

Rashkaj, ka përmendur edhe kohën kur debutoi me Kosovën si kapiten.

“Ka qenë një ndjenjë e papërshkrueshme, e papërshkrueshme ta përshkruajë me fjalë, e kam pritur me vite, ka qenë një ndjenjë e veçantë, pastaj gjendja si ka qenë, me shumë sakrifica dhe kur ka ardhur ai moment, unë që isha e pjesë, ishte ndjenjë e veçantë”.

Ai gjithashtu potencoi se gjithmonë do të jetë i hapur për Kosovën.

“Normal duke marrë parasysh gjithë këto vite, e kam bërë një eksperiencë, jam në fazë të re të mësoj shumë, me kombëtaren e Kosovës nuk ka nevojë të bëjë shumë komente – për Kosovën e kam një dëshirë të madhe të kontribuojë, unë jam çdo herë i hapur për Kosovën”.