75 Mall Live Search
11:30 / E Martë, 01 Dhjetor 2020 / OSH

Rasim Demiri i bashkohet AAK-së në Kuvend


Shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka njoftuar ardhjen e Rasim Demirit në këtë grup.

Në një foto me deputetin boshnjak, Haradinaj i uron mirëseardhje deputetit Demiri.

Rasim Demiri ka qenë ministër në Qeverinë Haradinaj, ndërsa ka qenë edhe deputet në disa mandate.

Grupi parlamentar i AAK-së tani është rritur në 15 deputetë./Indeksonline/