Rasim Ljajiq: Serbia humbi 66 milionë euro për dy muaj pas vendosjes së taksës nga Kosova
Ekonomia serbe ka pësuar 66 milionë euro humbje për dy muaj.
E gjithë kjo pas vendosjes së taksës 100% nga Qeveria e Kosovës në drejtim të produkteve serbe.
Ministri i Turizmit dhe Telekomunikacionit në Serbi, Rasim Ljajiq ka thënë se Serbia pësoi humbje prej 66 milionë eurove për dy muaj duke theksuar se nuk është i sigurt se kriza do të përfundojë, transmeton Indeksonline.
“Nuk e di nëse do të ndodhë rënia e taksës apo rënia e qeverisë në Prishtinë”, ka thënë ai.
Ai shtoi se taksa ka shkaktuar dëme ekonomike të konsiderueshme në ekonominë serbe, por edhe tek biznesmenët dhe konsumatorët kosovarë./Indeksonline/