75 Mall Live Search
18:24 / E Enjte, 18 Mars 2021 / Blerim

Rasim Selmanaj i uron ditëlindjen Bujar Agushollit, teknikut medicional në burgun e Pejës/ Lexoni rrëfimet e tij rrëqethëse në burgjet e Serbisë

Ish-deputeti i AAK-së Rasim Selmanaj, si një ndër pjesëtarët e lëvizjeve për çlirimin e Kosovës, gjatë viteve të aktivitetit të tij politik e ushtarak është arrestuar disa herë dhe ka qëndruar në burgjet e Serbisë në Kosovë.

Selmanaj ka qenë i arrestuar në burgun e Dubravës, në kohën kur aty ka ndodhur një ndër masakrat më të mëdha ndaj të burgosurve shqiptarë.

Në rrëfimin  e tij për kohën në burgje, ai sot ka portretizuar një teknik medicinal hero, që në ato kohë ka punuar në burgun e Pejës, Bujar Agusholli.

Më poshtë gjeni rrëfimin rrëqethës të Rasim Selmanjt:

Burgu i Pejës dhe Bujar Agusholli…!!!

Fundmarsi i vitit 1998, qelia nr 7…!!!

Sot në ditëlindjen e Bujar Agushollit, një urim dhe një kujtim po e sjelli sot me shkas në ditëlindjen e tij!

Bujar Agusholli ishte teknik medicional në burgun e Pejës!

Kur hynte Bujari me

një  ” shport” medikamente, kuptohet i shoqëruar nga gardianët, na dukej se po na vinte dikush nga familjarët.

Ai ngjallte te ne shpresë për të qëndruar edhe më shumë në idealet tona për lirinë!

Bujari edhepse gardianet e shikonin si me inat,  ai kujdesej për secilin veç e veç, nëse kemi nevojë për barëra!

Ai në kujtesën time ka mbetur si një patriot e mik i të gjithë ish-të burgosurëve politik!

E kam një kujtim dhe një ngjarje personale me Bujarin…

Gjatë torturave të ati fundmarsi te vitit 1998 trupi me kullonte gjak, dorën e majt e kisha të thyer dhe po qendoja në një qeli të burgut të Pejës në katin e dytë, nr i dhomes nuk me kujtohet por isha diku ne mesin e ati pavijoni ndoshta qelia nr 7.

Këto qeli i kisha provuar edhe në vitet 1981/1983/1992 dhe tash së fundmi në vitin 1998…

Po kaloja ferrin e atyre ditëve sa që nuk me binte ndërmend shumë dora e thyer.

Befasisht në qelin time hyn Bujari dhe filloi të më pyeste për gjendjen shëndetësore, fillova të zhvishem, por ishte problem sepse gardëroba ishte ngjitur për lëkur e cila rrjedhtë gjak.

Meqë dora e majtë ishte e thyer kisha problem t’i tregoja plagët, por Bujari me ndihmonte.

Bujari menjëherë beri raport për me shku te mjeku i burgut dhe ashtu ndodhi.

Ai, mjeku A.G. mendonte se s’ka thyerje të dorës, por Bujari insistonte që të behej fotografimi i dorës dhe ashtu ndodhi!

I shoqëruar nga njësitet speciale me dërgojnë në spitalin e Pejës dhe nga fotografimi doli se dora e majtë ishte e thyer ne dy vende.

Forca të mëdha policore me shoqëronin, por Bujari nuk me ndahej! Mjeku nën presion të policisë edhe kohës ma vendosi gipsin dhe kështu me kthyen ne qelin e burgut të Pejës…

…rrëfimi për burgjet nuk mbaron…