75 Mall Live Search
21:58 / E Enjte, 06 Shkurt 2025 / Z S

Rasim Selmanaj: Kemi përkrahjen e Florin Krasniqit në zgjedhje

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi në zgjedhjet e 9 shkurtit do të votojë për kandidatin e AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj.

Kjo është bërë e ditur nga ana e kandidatit të AAK-së për deputet, Rasim Selmanaj përmes një njoftimi në rrjetin social në Facebook.

‘’ FLORIN KRASNIQI-Votuesi ma i ri i Aleancës, Florin Krasniqi, ish veprimtar e ish deputet  i VV-së, në përkrahje të fuqishme te Kosovës fituese me kryeministrin Ramush Haradinaj’’, ka shkruar Selmanaj.

Rasim Selmanaj në zgjedhjet e 9 shkurtit garon me numër 110./Indeksonline/