75 Mall Live Search
18:23 / E Hënë, 13 Shtator 2021 / AR

Rasim Selmani largohet nga pozita e zv.drejtorit të burgjeve, ky është pasuesi i tij

Rasim Selmani është larguar nga pozita e ushtruesit të detyrës së Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Kështu kanë bërë të ditur burime të Indeksonline.

Të njëjat burime konfirmojnë se në vend të tij është emëruar Ali Gashi.

Rasim Selmani, ishte emëruar ushtrues detyre i Drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, në korrik të këtij viti.

Emërimi i tij ishte bërë pas shkarkimit të Nehat Thaqit, nga udhëheqja me Shërbimin Korrektues të Kosovës – me vendim të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.