Rast i dyshuar i dhunimit seksual nga viti 2015, policia hap hetimet
Policia e Kosovës ka raportuar një rast të dyshuar të dhunimit seksual, pas deklarimeve të një dëshmitareje që pretendohet se ngjarja kishte ndodhur në vitin 2015.
Sipas raportit 24-orësh, dëshmitarja ka bërë deklarimin të enjten gjatë intervistimit për një çështje tjetër penale, ku ka shprehur dyshimet për këtë rast. Ngjarja dyshohet të jetë e lidhur me komunat të Vitisë dhe Vushtrrisë.
“Me 06.11.2025 dëshmitarja femër kosovare, gjatë intervistës në prokurori lidhur me një rast penal, ka deklaruar dhe dyshon se në vitin 2015 viktima mashkull kosovar është abuzuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia dhe prokuroria po vazhdojnë hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje.

