75 Mall Live Search
10:07 / E Shtunë, 06 Dhjetor 2025 / F.R

Rast i rëndë në Malishevë, e mitura rrëfen se është viktimë e dhunimit

Një rast i dyshuar dhunimi ndaj një të miture është raportuar në Malishevë.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima një vajzë e mitur në praninë e një punëtori të Qendrës për Punë Sociale ka deklaruar se para disa muajsh kishte qenë në një lidhje me një person dhe se mes tyre kanë ndodhur marrëdhënie seksuale.

“DHUNIM – Malishevë, 05.12.2025 – NN. Viktima femër, e mitur, në prezencë të punëtorit social, ka raportuar se para disa muajsh ka qenë në lidhje me një person dhe kanë pasur marrëdhënie seksuale. Prokurori është njoftuar dhe rasti është nën hetime.”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë./IndeksOnline/