Rast i rrallë, dy futbollistët e Kosovës kanë emër dhe mbiemër të njëjtë
Kosova U21 ka filluar stërvitjet për dy ndeshjet e qershorit që do t’i zhvillojë kundër Andorrës (më 6 qershor si mysafire) dhe kundër Turqisë (më 11 qershor në Prishtinë).
Përzgjedhësi Rafet Prekazi do të ketë të vështirë kur të thërret emrin e Lirim Kastratit pasi që aty do të paraqiten dy futbollist.
Njëri luan si mbrojtës dhe është pjesë e Bolognas në Itali ndërsa tjetri pjesë e Lekomotivës së Zagrebit luan si qendërsulmues.

Sulmuesi i Kombëtares U21 është nga Hogoshti i Kamenicës ndërsa më parë ka qenë pjesë e skuadrës kosovare Kika ku më pas u transferua te Shkëndija para se të vazhdoj karrierën në Kroaci.
Ndërsa mbrojtësi është rritur te të rinjtë e Romës në Itali dhe është nga Turjaka e Malishevës. /IndeksOline/
