20:45 / E Premte, 26 Shkurt 2021 / Blerim

Rast i rrallë në Greqi, një fëmijë 5 vjeçar me COVID-19 futet në intubim

Edhe pse nga virusi COVID-19 nuk dimë shumë, një gjë është e sigurtë, agresiviteti nuk njeh moshë.

Një rast i rrallë është hasur në Greqi ku një fëmijë 5 vjeçar u fut në intubim pasi u infektua me COVID-19 për shkak të një sindrome të rrallë, raportojnë mediat vendase.

“Vjen nga një zonë me ngarkesë të lartë epidemiologjike. Është në gjendje të qëndrueshme. Sindroma është e rrallë. Rreth 1 në 150 fëmijë do ta zhvillojnë atë, sipas një studimi amerikan. Por ne kemi protokolle të qarta për raste të tilla. Ai është i intubuar, por gjendja e tij është përmirësuar ”, është shprehur mjekja Vana Papaevangelou.

Fëmija 5-vjeçar ishte shtruar në një spital në Athinë pak ditë më parë, por problemet e krijuara në zemrën e tij nga kjo sindromë e rrallë, detyruan mjekët të vendosnin fëmijën në intubim.