Rast unik, pesë mjekë nga një familje, priten nga kryetari Aliu

Rast unik në Ferizaj dhe me gjërë, konsiderohet familja Vata, e cila tashmë ka pesë mjekë të diplomuar. E familja Vata është pritur dhe nga kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu.
Aliu ka thënë se është kënaqësi e veçantë e moment i rrallë, t’i mirëpres mjekët ferizajas nga familja Vata, bashkë me prindërit e tyre, që paraqesin një shembull unik, krenari për Ferizajn e gjithë vendin.
“Një rast unik në historinë e Ferizajt e më gjerë, krenari e veçantë, rrjedhur nga familje themeltare e Ferizajt, është familja e Zyhra dhe Afrim Vatës, të cilët nga gjashtë fëmijët e tyre, pesë prej tyre janë mjekë me profesion. Dr. Mimoza Vata, dr. Liridon Vata, dr. Njomza Vata, dr. Nasibe Vata dhe dr. Lirinda Vata janë të gjithë emra të përveçëm, të respektuar e energjiplotë duke ndërtuar karrierën profesionale në shërbim të shëndetit të qytetarëve. Kënaqësi e veçantë e moment i rrallë, t’i mirëpres mjekët ferizajas nga familja Vata, bashkë me prindërit e tyre, që paraqesin një shembull unik, krenari pa dyshim për Ferizajn e gjithë vendin”, ka shkruar Aliu në Facebook.