75 Mall Live Search
09:46 / E Mërkurë, 26 Gusht 2020 / C E

Raste me koronavirusin te skuadra e La Ligas

Valencia ka zbuluar se një lojtar i tyre ka rezultuar pozitiv me koronavirusin pas testeve të bëra para fillimit të stërvitjeve.

Skuadra e La Ligas, ka njoftuar se lojtari dhe kontaktet e ngushta janë izoluar derisa pjesa tjetër e skuadrës do të vazhdojë stërvitjet.

Ky është njoftimi i klubit:

Në testet e fundit të COVID-19 të kryera, një rast pozitiv është zbuluar në një prej futbollistëve, i cili po bënte stërvitje paraprake me ekipin e parë dhe, si pasojë, është izoluar në shtëpi, si dhe kontaktet e tij të ngushta. Sipas kritereve të protokolleve të rrepta të LaLigës dhe vetë klubit, skuadra e parë vazhdon planin e saj të stërvitjes dhe ndeshjet miqësore të planifikuara për ditët në vijim“, thuhet në njoftimin e Valencias. /IndeksOnline/