Raste plot, zero gola në “San Mames”… Barça dhe Bilbao ndajnë pikët

Ka përfunduar ndeshja mes Athletic Bilbaos dhe Barcelonës me rezultatin 0:0 e vlefshme për javën e 27-të në La Liga.
Shumë raste, por asnjë gol nuk u shënua në stadiumin “San Mames” në Bilbao, shkruan Indeksonline
Kujtojmë që gjatë kësaj ndeshje ekipi i Xavit humbi Pedrin, i cili u largua nga fusha i lënduar.
Përveç Pedrit, nga loja u largua edhe De Jong.
Me këtë barazim, Barcelona mbetët në pozitën e 3-të me 58 pikë, kurse Bilbao në pozitën e 5-të me 50 pikë./Indeksonline/