14:01 / E Diele, 09 Janar 2022 / MSH

Rastet e demencës pritet të trefishohen në të gjithë botën deri në vitin 2050

Deri në vitin 2050, më shumë se 153 milionë njerëz mund të kenë demencë, nga 57 milionë në vitin 2019, paralajmërojnë ekspertët.

Rritja e parashikuar është kryesisht për shkak të plakjes dhe rritjes së popullsisë, por edhe mënyrat e jetesës jo të shëndetshme kontribuojnë, thonë studiuesit në revistën The Lancet Public Health.

Faktorët e rrezikut që duhet të adresohen urgjentisht dhe përbëjnë më shumë se gjashtë milionë të rritjes së parashikuar përfshijnë normat e larta të pirjes së duhanit, obezitetit dhe diabetit, thonë ata.

Studimi, i cili shqyrton 195 vende, synon t’u japë qeverive një ide se cilat burime dhe mbështetje mund të nevojiten dhe çfarë veprimi mund të ndihmojë, shkruan BBC.

Ai parashikon se rastet do të rriten:

në Afrikën lindore nën-Sahariane, nga gati 660 mijë, në më shumë se tre milionë, kryesisht e nxitur nga rritja e popullsisë

në Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme, nga pothuajse tre milionë në gati 14 milionë

në rajonin e Azi-Paqësorit me të ardhura më të larta, nga 4,8 milionë në 7,4 milionë

në Evropën Perëndimore, nga pothuajse tetë milionë në gati 14 milionë

Demenca nuk është një sëmundje specifike, por është më tepër një term i përgjithshëm për aftësinë e dëmtuar për të kujtuar, menduar ose marrë vendime që ndërhyjnë në kryerjen e aktiviteteve të përditshme. Sëmundja e Alzheimerit është lloji më i zakonshëm i demencës.