75 Mall Live Search
15:09 / E Premte, 31 Korrik 2020 / indeksADMonline

Rastet e reja, prin Prishtina e Podujeva

Gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 459 mostra, prej të cilëve rezultojnë 226 raste pozitive, me koronavirus.

Gjithsej 227 persona kanë humbur jetën, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 82 raste, komuna Podujevë 26 raste, komuna Fushë Kosovë 18 raste, komuna Mitrovicë 15 raste, komuna Pejë 13 raste, komuna Gjakovë 12 raste, komuna Gjilan 9 raste, komuna Klinë 7 raste, komuna Viti 7 raste, komuna Vushtrri 7 raste, komuna Lipjan 6 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Kaçanik, Prizren, Shtime, Shtërpce dhe Suharekë.