Rastet e reja, vetëm në Prishtinë konfirmohen 276 raste

Brenda 24-orëve të fundit në Kosovë nga coronavirusi kanë humbur jetën tetë persona, ndërsa janë konfirmuar 632 raste të reja.
IKSHPK-ja bën të ditur se gjatë 24-orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratorët privatë me metodën RT-PCR, si edhe laboratorët publikë dhe privatë me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.621 mostra të marra nga SHSKUK-ja dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 632 raste pozitive.
Brenda 24-orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitivë.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 3 raste (86, 77, 57 vjeç), Prizren 3 raste (79, 74, 65 vjeç), Podujevë 1 rast (77 vjeç), Prishtinë 1 rast (88 vjeç)”, thuhet në njoftimin e bërë nga IKSHPK-ja.