09:46 / E Enjte, 18 Gusht 2022 / C E

Rastet me linë e majmunëve u rritën me 20% në javën e fundit, sipas OBSH-së

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, lija e majmunëve vazhdon të përhapet në të gjithë globin me rastet që janë rritur me 20% gjatë javës së fundit. Infeksionet u rritën me afro 7,500 në më shumë se 35,000 raste në total në 92 vende, por pothuajse të gjitha rastet e raportuara janë në Evropë dhe Amerikë.

Furnizimi global me vaksinën e lisë së majmunit, mbetet i kufizuar dhe të dhënat për efektivitetin e saj në shpërthimin aktual janë të pakta.“Ne mbetemi të shqetësuar se aksesi i pabarabartë ndaj vaksinave që pamë gjatë pandemisë Covid-19 do të përsëritet dhe se më të varfërit do të vazhdojnë të lihen pas”, tha Drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus gjatë një konference për shtyp në Gjenevë.