75 Mall Live Search
22:12 / E Premte, 26 Qershor 2020 / indeksADMonline

Rastet pozitive me Covid-19, përsëri prin Prishtina!

Sot janë konfirmuar edhe 62 raste të reja me koronavirus në Kosovë, teksa numri më i madh i të infektuarve është në Prishtinë, këtë herë më 32 raste.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 32 raste, komuna e Prizrenit 4 raste, komuna e Rahovecit 4 raste, komuna e Gjakovës 3 raste, komuna e Gjilanit 3 raste, komuna e Kamenicës 2 raste, komuna Lipjanit 2 raste, komuna e Mamushës 2 raste, komuna e Vushtrrisë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Drenas, Ferizaj, Fushë Kosovë, Mitrovicë, Podujevë, Skenderaj, Suharekë dhe Viti”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Sot më 26 qershor 2020, janë shëruar 61 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.307 raste, kurse raste aktive 1.143./Indeksonline/