75 Mall Live Search
23:05 / E Martë, 09 Shkurt 2021 / OSH

Rastet rekord të koronavirusit në Shqipëri: Pritet shtrëngim i masave

Orari i vendosur nga Komiteti Teknik do të konfirmohet ditën e nesërme nga vetë ekspertët, ashtu siç edhe e paralajmëroi kryeministri Edi Rama. Nuk dihet nëse ekspertët kanë vendosur që të ndërmarrin masa të tjera për të frenuar vrullin e pandemisë COVID-19.

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të shtrëngojë masat e vendosura për të parandaluar përhapjen e pandemisë së koronavirusit, që ditët e fundit ka shënuar shifra rekord.

Orari i vendosur nga Komiteti Teknik do të konfirmohet ditën e nesërme nga vetë ekspertët, ashtu siç edhe e paralajmëroi kryeministri Edi Rama. Nuk dihet nëse ekspertët kanë vendosur që të ndërmarrin masa të tjera për të frenuar vrullin e pandemisë COVID-19.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë u testuan 4562 persona, nga të cilët 1239 rezultuan “pozitivë” nga pandemia, ndërsa shifra të ngjashme janë shënuar çdo ditë gjatë javës së fundit. Situata është e rëndë edhe me viktimat, ku për një javë, 80 persona kanë humbur jetën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Po ashtu, janë shtuar me 27% edhe shtrimet në spitale nga java e fundit e janarit në javën e parë të shkurtit. Qeveria deklaron se ka dyshime të forta se ka hyrje të varianteve të reja të COVID-it në Shqipëri, por asgjë nuk është provuar, për shkak të mungesës së ekzaminimit në vendin tonë të varianteve të reja.