Rasti “Banjska”: Dëshmitarja Dragana prapë refuzon të dëshmojë para trupit gjykues, në Kosovë
Në kuadër të seancës gjyqësore për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, trupi gjykues ka njoftuar lidhur me kërkesën e të akuzuarve që të dëgjohet si dëshmitare Dragana.
Sipas gjykatës, Dragana jeton në Kragujevc dhe, për shkak të gjendjes shëndetësore, nuk do të jetë në gjendje të paraqitet për të dëshmuar. Gjykata ka bërë disa përpjekje për të siguruar dëshminë e saj, por pa sukses.
Ndërkohë, sot pritet të dëshmojë Goran Taneski, përmes video-lidhjes (video link), në kuadër të procesit gjyqësor që po zhvillohet ndaj të akuzuarve për sulmin e 24 shtatorit 2023 në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

