Rasti ‘Banjska’ gjykimi fillon javën tjetër

Gjatë javës së ardhme më saktësisht më 17.04.2025 pritet të filloj pjesa kryesore e gjykimit për rastin “Banjska”.
Në këtë rast kishte mbetur i vdekur rreshteri i policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Kjo është konfirmuar nga zëdhënësja e Gjykatës së Prishtinës, Mirlinda Gashi.
“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se seanca e shqyrtimit gjyqësor në çështjen penale ndaj të pandehurve V. T., B. S. dhe D. M. është caktuar të mbahet më datë 17.04.2025 në ora 09:30”- thuhet në përgjigjen e Gjykatës së Prishtinës.
Të akuzuar në këtë rast janë 45 persona por vetëm tre prej tyre Dushan Maksimoviq, Vladimir Toliq dhe Blagoje Spasojeviq gjenden në masën e paraburgimit./Indeksonline/