Rasti “Brezovica”, flet prokurori Rasim Maloku

Në Brezovicë sot janë sekuestruar edhe një mori vilash.
Atyre u janë vendosur shiritat që ndalojnë kalimin, për shkak se të njëjtat janë pa leje ndërtimi.
Lidhur me rastin, për Indeksonline është deklaruar edhe prokurori Rasim Maloku.
“Sot është një operacioni i sekuestrimit të disa vilave dhe objekteve hotelierë që janë të ndërtuara në zonën e 3, që janë në kundërshtim me ligjet. Deri tani janë sekuestruar rreth 30 vila, 3 objekte hoteliere në mesin e tyre.
Pas këtij aksioni, do të vazhdojnë në vilat e tjera” deklaroi Maloku për Indeksonline.
Ndërkohë, vila janë sekuestruar 4edhe ditë më parë, aksion ky për të cilin Indeksonline ka raportuar nga afër.