Rasti “Brezovica”, përfundon seanca ndaj të dyshuarve për fajde

Sot janë paraqitur para Gjyaktës Themelore të Ferizajt 15 të dyshuarit që u arrestuan dje, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Fajdeja”, “Shmangia nga tatimi” dhe “Detyrimi”, të lidhur me rastin “Brezovica”.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se të akuzuarit janë dëgjuar me radhë nga gjyqtari i lëndës dhe së të njëjtëve u është vazhduar masa e mbajtjes edhe për 48 orë.
Indeksonline raporton se gjatë ditës së djeshme janë kryer bastisje në disa shtëpi, lokale e autosallone në Prishtinë, Vushtrri, Lipjan, Ferizaj dhe Viti.
Prokuroria Themelore në Ferizaj dje bëri të ditur se gjatë kontrollit në objektet e kontrolluara janë gjetur dhe konfiskuar: para, vetura, armë dhe dokumente të ndryshme./Indeksonline/