12:07 / E Martë, 03 Shtator 2019 / indeksADMonline

Rigjykimi i Elshanit, dëshmon polici që punon në dhomën e dëshmive

Po vazhdon rigjykimi i rastit të Granit Elshanit në Pejë. Prokurori i rastit ka filluar marrjen në pyetje të dëshmitarëve.

Indeksonline po e ndjek nga afër procesin, ndërsa dëshminë e ka dhënë edhe polici që punon në dhomën e dëshmive të Njësisë rajonale në Pejë.

Në kohën kur kishte ndodhur vrasja në vitin 2010, ai ka qenë duke punuar në krimteknikën e Njësisë për hetime rajonale.

“I qëndroj deklaratës që e kam dhënë edhe më parë dhe nuk kam asnjë ndryshim. Kam dalë ditën e nesërme në vendin e ngjarjes. Vendi ka qenë i rrethuar dhe kemi filluar veprimet e krimteknikës. Qëndroj prapa raporteve të cilat i kam punuar.

Nuk kam përpiluar raport për sekuestrim të armës. Unë kam qenë në dy vendshikimet e ngjarjes dhe të gjitha të gjeturat i kam procesuar, fotografimin, matjet, etj.

Këto gjetje i ka marrë hetuesi në bashkëpunim me prokurorin e shtetit dhe ato janë në dispozicion.

Në vendngjarje kemi qenë tre zyrtarë të krimteknikës. Ora ka qenë afërsisht 9 e mëngjesit”, ka thënë polici në dëshmi./Indeksonline/