75 Mall Live Search
13:47 / E Mërkurë, 11 Tetor 2023 / k.v

Rasti i aksidentit/ Mbyllet për publikun seanca ndaj ministres Hajdari

Po vazhdon të jetë e mbyllur për publikun, seanca gjyqësore ndaj ministres së Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari lidhur me rastin ku ishte aksidentuar një vajzë e mitur.

Ministrja është parë në holl të gjykatës së bashku me avokatin e saj.

Aksidenti  dyshohet të ketë ndodhur në prill të vitit të kaluar, në lagjen ‘Arbëria’ të Prishtinës, ku ishte aksidentuar vajza.

Pak ditë më parë në media u publikuan edhe pamjet e këtij aksidenti./IndeksOnline/