Rasti i Astrit Deharit, Haki Abazi dhe Tomë Gashi arrijnë në Prokurorinë Speciale

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka arritur tashmë në Prokurorinë Speciale, ku do të intervistohet lidhur me deklaratat e tij për rastin e Astrit Deharit.
Ai javën e kaluar kishte kërkuar nga Prokuroria që të merret në pyetje kryeministri i vendit Albin Kurti për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit, nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML).
Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi është parë duke shkuar në objektin e Prokurorisë Speciale me kërkesën që cilësinë e përfaqësuesit juridik të familjes Dehari të marrë pjesë gjatë marrjes në pyetje të Abazit në Prokurori.