Rasti i Besimit Kelmendit, KPK mban mbledhje të jashtëzakonshëm
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), nën kryesimin e z. Ardian Hajdaraj, ka mbajtur sot një takim të jashtëzakonshëm, të 281-të me radhë, i cili është zhvilluar me dyer të mbyllura.
Me këtë rast, Kryesuesi Hajdaraj njoftoi anëtarët e KPK-së për pranimin e Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës.
Ndërkaq, çështjet të cilat ndërlidhen me zbatimin e këtij aktgjykimi do të trajtohen në takimin e radhës./Inedeksonline/

