Rasti i çuditshëm i “Dibu” Martínez, u nda me lot me Aston Villën, por…

Më 16 maj, “Dibu” Martínez e mbylli sezonin dhe Premier League në Villa Park me një imazh emocional duke përshëndetur turmën me lot në sy.
Një moment që shumë në Angli e interpretuan si një lamtumirë ndaj Aston Villas.
Megjithatë, muaj më vonë, ai është ende në Birmingham, duke luajtur në ndeshjet parasezonale me skuadrën angleze.
Raportohet se portieri argjentinas me shumë gjasa do të qëndrojë te Villa edhe për një sezon tjetër.
Argjentinasi ka një kontratë deri në vitin 2028, është lojtari më i paguar në skuadër dhe konsiderohet një shtyllë kyçe nga klubi i Birminghamit.
Në adresë të tij kishte ofertë nga Manchester Unitedi, por skuadra e madhe angleze donte vetëm huazimin e tij./Indeksonline/