75 Mall Live Search
11:00 / E Mërkurë, 02 Nëntor 2022 / B O

Rasti i dhunimit të 11 vjeçares në Prishtinë, Prokuroria del me njoftim të ri

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se në vazhdën e veprimeve intensive hetimore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit ka ndaluar një person (madhor) në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Dyshohet se i njëjti ka kryer veprën penale “Ndihmë”(në kryerjen e veprës penale të dhunimit), sipas KPRK-së, lidhur me rastin e 11 vjeçares, në qershor të vitit 2022.

“Po ashtu, iu njoftojmë se Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor do të ushtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, në gjykatën kompetente” thuhet në njoftim./Indeksonline/